Modelja më e gjatë në botë rrëfen problemet për të gjetur të dashur prej gjatësisë (FOTO)

Ekaterina Lisina ka mbajtur më parë rekordin Guinness për këmbët më të gjata në botë, ndërsa tani është kthyer në modele me kohë të plotë pasi hoqi dorë nga karriera si basketbolliste.
Rusja 2.1 metra e gjatë mban tashmë dhe titullin e modeles më të gjatë në botë dhe ka folur së fundmi për problemet me botën e njohjeve të reja.

Ish-atletja e kthyer në modele ka shijuar njëfarë suksesi në basketboll duke fituar medaljen e bronzit në lojrat olimpike të vitit 2008 para se të tërhiqej nga sporti.
Por duke folur me aktorin Alexis Texas modelja tregonte se gjatësia e saj ‘shkakton konflikt’ kur është fjala për jetën romatike.

Babai i Ekaterina është 1,98 i gjatë kurse nëna e saj është 1.85.
Modelja tregon se ajo nisi të kishte ankth kur mësooi se dhe vetë mund të bëhej e gjatë kur të rritej.
“Kisha frikë sepse e dija sesi reagojnë fëmjët zakonisht ndaj gjatësisë, dhe nuk është diçka e mirë”, kujton ajo. Teksa vazhdonte të rritej, gjatësia e Ekaterinas fillimisht nisi luante një rol pozitiv në jetën e saj romantike.

“E dini si është puna me këto probleme, të pëlqen një djalë që është shmë më i shkurtër, ose të pelqen një djalë i gjatë që nuk do të lidhet me ty sepse je akoma me shumë e gjatë, këto gjëra ndodhin”, thotë ajo. Por duke parë se gjatësia mesatare e një burri është 1.80 cm, që është rreth 30 cm më e shkurtër se modelja – Ekaterina pranon se duhet të bëjë shumë kompromise kur përcakton kufijtë e saj për njerëzit që pranon të njohë.

“Limiti i gjatësisë është 1.75, nuk mund të jetë më i shkurtër se kaq” tregon ajo
E pyetur nëse kishte qenë ndonjëherë me dikë më të shkurtër se kaq Ekaterina i përgjigjet: “Jo, besoj se kjo do të ishte shumë e ulët për mua”.

“Diferenca është rreth 30 cm, shumica e vajzave mund të tolerojnë vetëm disa centimetra të dashurin më të shkurtër se ato, ndërsa unë po toleroj kaq shumë”, thotë modelja, e cila më pas shton se diferenca e gjatësisë nuk duhet të jetë çështja kryesore e një marrëdhënieje.
Megjithë kufijtë e vendosur prej saj, Ekaterina pranon se takohet vetëm me djem të një gjatësie të caktuar, teksa përshkruante kërkesat e saj për partnerin.

“Ai duhet të më dojë … të më tregojë vëmendje, dhe të më mbështesë financiarisht nëse mundet. Por gjëja kryesore është tërheqja, lidhja shpirtërore,” shton vajza e gjatë. Kur u vendos fillimisht në Los Angeles nga vendi i saj, Ekaterina pranon se duhej të përshtatej me meshkujt që takonte, dhe se nuk i pëlqenin aplikacionet e njohjeve të reja.
“Nuk më pëlqejnë festat e zhurmshme, nuk dua të dal shumë, pandaj dhe nuk më pëlqejnë aplikacionet e njohjeve të reja”.