Modelja gjermane nuk ftohet në dasmën e shoqes pasi dukej shumë bukur me fustanin e shqiptares

Një modele gjermane ka thënë se ftesa e saj për dasmën e një shoqeje të ngushtë, është anuluar sepse nusja mendonte se ‘dukej shumë mirë’ në fustanin që do ta vishte në dasmë.
Modelja e quajtur Alena nga Heidelbergu i Gjermanisë shpjegoi se ndërsa një nga shoqet e saj të ngushta po përgatitej të martohej, ishte vetë nusja që i zgjodhi një fustan që ajo do të vishte në dasmën e saj, por që më vonë nuk i pëlqeu ideja sepse ajo dukej shumë mirë me të.

Fustani i hapur dukshëm te pjesa e gjoksit dhe këmbët, ishte i dizajnuar nga dizenjatorja e Kosovës, Albina Dyla.
Alena vendosi ta ndajë historinë në TikTok dhe ajo u bë shpejt virale, duke fituar më shumë se pesë milionë shikime dhe duke ndezur një stuhi përgjigjesh.

“Shoqja ime e ngushtë e anuloi ftesën time në dasmën e saj, sepse mendonte se dukesha tepër bukur në fustanin që ajo zgjodhi për mua”, ka shkruar Alena.
Më pas ajo postoi disa foto të saj duke tundur ansamblin mahnitës deri në këmbë, i cili është i mbuluar nga koka te këmbët me temina.

Në pjesën e komenteve, modelja tha se ‘nuk mund ta kuptonte’ pse shoqja e saj kishte problem me pamjen e saj, veçanërisht pasi ajo e kishte zgjedhur vetë veshjen. Ajo tha gjithashtu se dita e dasnës duhet të jetë për “vlerësimin e njerëzve” dhe jo për mënyrën se si dukeshin.
Videoja e saj shkaktoi shpejt bujë në internet e po ashtu edhe veprimet e shoqes së saj të paidentifikuar.