Modelja erotike po xhironte film para se ish-i dashuri ta vriste e të copëtonte trupin (FOTO)

Modelja erotike Carol Matesi do të xhironte një film ‘për të rritur’ me ish-të dashurin e saj Davide Fontana para se ky i fundit ta vriste me sende të forta dhe të copëtonte trupin e saj, u tha sot në gjyqin e çështjes në Milano. 26 vjeçarja Maltesi, po regjistronte pamjet më 11 janar të këtij viti, ku përfshiheshin skena me duar të lidhura, me ngjitëse në gojë apo ekstreme të tjera erotike, të cilat po filmoheshin nga ish-i dashuri Davide Fontana me celular.

Në skenën në fjalë 43 vjeçari Fontana, goditi me çekiç Maltesi, shkruan e përditshmja vendase Il Giorno. Ai shtoi në gjykatë: “Skena në video përfshinte disa goditje në kofshë e në bark, por unë e godita në kokë. Ajo kishte një mbulesë në kokë dhe unë nuk e pashë fytyrën e saj, më pas e hoqa atë dhe e kuptova se e kisha vrarë”. Fontana e kishte goditur më pas me thikë.

“Më pas i shkrova një tekst të dashurit të saj Salvatore, me celularin e Carol”, tha ai. Trupi i nënës së një fëmije, ishte hedhur më pas në Borno pranë Brescia, dhe u gjet disa muaj pasi gruaja ishte parë gjallë për herë të fundit në shtëpinë e saj në Rescaldina pranë Milanos.

“Do të vdisja nëse mund të riktheja në jetë Carol nuk e kisha paramenduar. Do të luftoj për të kompensuar atë që bëra, të rehabilitoj veten si qenie njerëzore”. Por megjithë pretendimet se nuk kishte paramenduar vrasjen prokurorët besojnë se kërkesat e tij për videon, ku gruaja ishte e lidhur dhe me gojë të mbyllur, ishin për të bërë më të lehtë që Fontana ta vriste. Më herët është thënë se Maltesi i kishte shkruar një shoqes së saj se kishte “mirëkuptim” mes saj dhe Fontana, por “jo dashuri”.

“Kemi një kuptim të mirë mendor,” u shkruante ajo shoqes. Prokurorët thanë më herët se Fontana kishte përdorur kartën e kreditit të Maltesi në muajt pas vdekjes për të bërë të dukej se ajo ishte ende gjallë, duke blerë veshje apo këpucë femrash. Gjyqi vazhdon.