Modelja Emina Cunmulaj rrëfehet për Ramën: S’kam pasur bukë të ha, shkoja të flija me barkun që më dhimbte

Emina Cunmulaj ka rrëfyer periudhën e vështirë kur u largua nga familja për të ndjekur ëndrrën për t’u bërë modele në Itali.

Modelja në podcastin e Ramës tregoi se në moshën 15-vjeçares jetonte e vetme në Itali dhe nuk kishte bukë të hante.

Ajo u shpreh se shkonte të flinte pa ngrënë dhe barku i dhimbte nga uria.

“Vetë bukë s’kam pasur të ha kur kam qenë 15 vjeç në Itali e më telefononte babai e më thoshte, “si je, bija ime?’’

Mirë- i thosha- babë. Gjithçka në rregull. Shkoja të flija, barku më dhimbtë. Shkoja të flija e çohesha natën. M kishin dhënë 200 lira në atë kohë për t’i harxhuar për tre javë ditë, për të marrë metronë, për të ngrënë dhe për shkuar për të kërkuar punë si modele”, rrëfeu Emina Cunmulaj.

Rama: Ky është episodi i 11-të i podkastit “FLASIM” dhe përballë meje është një ndër shqiptaret më të gjata dhe më e gjata që kam takuar prej shumë kohësh, kaq e gjatë saqë tavani i shtëpisë në Tuzin e Malit të Zi, është bërë shpejt shumë i ulët, pastaj tavani i Europës është bërë prapë i ulët dhe ka dalë në gjatësinë e vetë, në anën tjetër të oqeanit, në Florida, ku aktualisht është duke pritur edhe konfirmimin si “Konsulle e nderit e Republikës së Shqipërisë”, Emina Çunmulaj.

Vajza e pasarelave të para dhe fotografive breathtaking sepse po flisnim që mund dhe në momente të caktuara të flasësh anglisht, po fotografive frymëmbajtëse që pastaj kaluan në “Vogue”, në Harper’s Bazaar e të tjerë. Ti ke lindur në…., me “ti” flasim, right?!

Emina Çunmulaj: Po, patjetër.

Kryeministri Edi Rama: Ti ke lindur në USA dhe pastaj je rritur në Mal të Zi. Këtu fillon kurioziteti.

Emina Çunmulaj: Pikë së pari, mirë se ju gjeta! Faleminderit për ftesën! Është kënaqësi. Jam lindur në Amerikë, në Shtetet e Bashkuara, jam rritur në Jugosllavi të asaj kohe, Mali i Zi, në rrethinën e Tuzit, në një fshat të vogël, quhet Nënhelm dhe aty filloi kjo fëmijëria ime, hapat e parë që më kujtohen.

Kryeministri Edi Rama: Po si ndodhi që linde atje dhe erdhe të qash në Tuz?

Emina Çunmulaj: Mami dhe babi ikën si emigrantë dhe ju dorëzua babit letra e deputetit që të kthehej mbrapa dhe vullnetarisht u kthye. Mami ishte shtatzënë, me tri vajza dhe i tha babit, e ndjej veten se e kam djalë dhe nuk dua që t’ia humb të drejtën djalit që ta ketë pasaportën amerikane. Tha, unë po rri me fëmijët, se kishte të drejtë, e lejonin, dhe tha t’i kthehu. (oldmcmickys.com) Mbas tre muajve lindi vëllai, siç e kishte menduar ajo dhe pastaj u kthye. Unë isha pothuajse gati 5 vjeç dhe jemi rritur në Jugosllavi, deri në moshën 15 vjeçare kur mora guxim t’u them babit dhe mamit se do bëhem modele.