Modelja e famshme vd*es në spital gjatë një operacioni plastik


Maria Lebedeva, modelja dhe njëkohësisht influencuese e rrjeteve sociale, ka humbur jetën në spital gjatë një operacioni plastik. 31 vjeçarja, kishte kërkuar procedurën e rinoplastikës, me vlerë rreth 5000 dollarë. Gjatë operacionit në klinikën e njohur ruse, me qëllim për të korrektuar formën e hundës së saj, temperatura e saj u rrit si rezultat i reagimit të ash*për ndaj anestezisë.

Klinika Artibeaut, në Shën Petersburg, njoftoi menjëherë ambulancën kur kuptuan problemet, por pacientja nuk arriti të mbijetonte. Video e regjistruar e procedurës, po përdoret si provë nga autoritetet, për he*time ndaj neglizhencës mjekësore. Bashkëshorti i modeles u kthye me urgjencë në spital kur mësoi për ngjarjen e rëndë, dhe tashmë po kujdeset për djalin e tyre të vogël.

Drejtori i klinikës, Alexandër Efremov, tha se pacientja kishte kaluar shumë teste para procedurës, e cila ishte kryer nga mjekë me kualifikime të larta. Ai shtoi se vd*ekja e saj mund të ketë ardhur nga gjendje të caktuara gjenetike. “Një he*tim mjeko-ligjor është duke u kryer, por ne kemi kryer operacionin sipas të gjitha standardeve të kërkuara. Nëse ka ndodhur ndonjë shkelje do të ishte rasti i parë”, tha ai.