Modelja albine që u bra*ktis nga prindërit, vazhdon të thyejë rekorde me imazhet e saj


“Xue” do të thotë borë dhe “Li” do të thotë e bukur, një emër i përshtatshëm për këtë model me albinizëm.
Emrin ia vendosën 16 vjet më parë në një je*timore në Kinë. Xueli po ndryshon mënyrën sesi bota e sheh albinizmin, duke ngritur zërin për ata që duken ndryshe nga standardet e paarritshme të bukurisë në industrinë e modelimit.
Kur Xueli ishte foshnjë, prindërit e saj e lanë jashtë një je*timoreje. Në Kinë, albinizmi nga disa njerëz shihet si një ma*llkim.

Ajo u bra*ktis jashtë shtëpisë së fëmijës, por më vonë u bi*rësua në moshën trevjeçare nga një familje holandeze.
Në moshën 11-vjeçare filloi modelingun, te një shoqe e nënës së saj e cila ishte një stiliste. Kështu, filloi karriera e saj, dhe më vonë i erdhën oferta nga agjenci të njohura modelingu.
Tashmë ajo ka arritur të pozojë për revistën prestigjioze, Vogue, duke marrë vëmendje në të gjithë botën. Fotot e saj janë ekspozuar në muze.

Megjithatë, Xueli thotë se modelingu nuk është synimi i saj kryesor.
“Edhe pse jam duke u marrë me modeling, ky nuk është qëllimi im në jetë. Më pëlqejnë shumë xhirimet dhe kam pasur vetëm përvoja pozitive deri më tani, por nuk dua që të qëndroj në këtë punë vetëm për arsye të vetëbesimit”, ka rrëfyer 16-vjeçarja.