Modeli i flokëve të Getoarit bëhet viral në rrjet (FOTO)

Getoar Selimi është njëri ndër reperet më të kërkuar në trojet shqiptare. Ai gjithmonë është komentuar për këngët që lançon, por këtë herë ka tërhequr vëmendje për modelin e flokëve.

Geti ka postuar një fotografi në Instastory, ku shihet me flokë të prera anash, ndërsa pjesa tjetër është e lirë dhe e shkujdesur. Forma që kishin marrë flokët ishin pothuajse të stilit “mohawk”.
Sa i përket muzikës, projekti i fundit i reperit është bashkëpunimi me Stinën i titulluar “Andiamo”. Edhe pse ka vetëm tre muaj nga publikimi, kjo këngë numëron mbi tre milionë klikime në ‘Youtube’.