Mobilizohet BDI-ja, Ahmeti do t’i mbledhë në Gostivar këshillat vendorë, degët dhe forumin rinor

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka thirrur mbledhje të përgjithshme të partisë për 13 korrik. Ahmeti në Gostivar do të mbledhë këshillat vendorë, degët dhe forumin rinor, por edhe organet partiake në nivelin qendror. Integristët nuk bëjnë të ditur temat që do të diskutohen në mbledhje. A do të diskutohen hapat e ardhshme të BDI-së në opozitë, apo do të kërkohet përgjegjësi për disa nga vendbanimet ku BDI nuk pati rezultat të mirë në zgjedhjet e 8 majit, mbetet të shihet të dielën e 13 korrikut.