MMM angazhon ekspert amerikan për siguri kibernetike


Në Ministrinë e Mbrojtjes njoftojnë se prej sot pranë këtij institucioni do të angazhohet këshilltari amerikan për siguri kibernetike, Frank Ranero.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në periudhën në vijim ai intensivisht do të punojë personelin kibernetikë në realizimin e agjendës së Ministrisë për ndërtimin dhe përforcimin e kapaciteteve kibernetike në nivel kombëtar.Në kuadër të aktiviteteve parandaluese planifikohet zhvillimi i autoriteteve të reja për siguri kibernetike si dhe ekipe të specializuara për përgjigje dhe monitorim të shpejtë.

Ministrja Radmilla Sheqerinska i dëshiroi mirëseardhje këshilltarit të ri në takimin në të cilin mori pjesë ambasadorja e SHBA-së, Kate Marie Byrnes.

“Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja edhe njëherë treguan se aleanca ka interesa të përbashkëta, por edhe qëllime të përbashkëta. Njëherit, kjo aleancë do të thotë edhe se qëndrojnë pas nesh me potencialet e tyre të ekspertëve”, tha Sheqerinska.

Këshilltari amerikan theksoi se e ka nderin të marrë pjesë me ekspertizën e tij në këtë sferë, në një periudhë të rëndësishme për anëtarin më të ri të NATO-s.