MMJPH siguron mjete për furnizim me ujë në dy vendbanime në komunën e Likovës

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 86-të miratoi Informacionin për prokurimin publik shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për furnizim me ujë në vendbanimin Nikushtak – rrjeti shpërndarës me kyçje në sistemin e furnizimit me ujë në Likovë dhe Informacioni për prokurimin publik shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për furnizim me ujë në vendbanimin Vishticë – rrjeti kryesor i ujësjellësit me shahtë lidhëse në sistemin e furnizimit me ujë në Likovë.

Me këtë janë siguruar mjete nga Buxheti i MMJPH-së për vitin 2023, të nevojshme për përfundimin e dy rrjeteve të ujësjellësit, me të cilët të dy fshatrat nga komuna e Likovës do të kyçen në sistemin rajonal të furnizimit me ujë.