Konkurrenti “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, duket se së fundmi ka pasur probleme me policinë. Pasi në një video që ka qarkulluar ditë më parë, ku shihet në bulevardin e Tiranës, teksa ishte ndaluar nga policia e qytetit dhe po i bëhej një kontroll.
Mediat në Shqipëri kanë raportuar se Atdheu është shoqëruar më pas në polici, mirëpo ai ka sqaruar të gjithë ngjarjen në një intervistë për aplikacionin “Për’puthen”.
“Po është e vërtetë më kanë ndaluar para dy ditësh në Tiranë, më ndaluan unë mendova që është kontroll i thjesht, më than dil nga makina, thash pse për çfarë arsye, pastaj më tha se je i dyshuar për një gjë, fillova duke qesh unë, e morën si ofendim, tha dil nga makina, dola nga makina, kontrolluan makinën. Arsyeja e ndalimit ishte se dyshohesha për armëmbajtje pa leje, kjo është një gjë e kotë që njerëzit kanë shpif kotë, thjesht e kanë gjete në emër timin me përdor”, u deklarua Atdheu.
Pas kërkesës së Antonelës, Atdheu u rikthye sërish në “Për’puthen” javën e kaluar.