Mjeshtri më i ri i shahut në botë, 12-vjeçari nga New Jersey fiton në garën e madhe të Budapestit

Abhimanyu Mishra nga Englishtown, New Jersey, është bërë mjeshtri më i ri i shahut në botë, duke fituar në garën e organizuar në Budapest të Hungarisë, kundër Leon Mendonca, gjithashtu 12-vjeçar.
Mishru ka jetuar në Budapest me babanë e tij gjatë tri viteve të fundit, me shpresën se do të arrijë t’ia rrëmbej titullin Sergey Karjakinit, tani 19-vjeç, por që kur ishte 12-vjeç fitoi titullin si më i riu në moshë që fitoi epitetin e mjeshtri të shahut.

“Jemi shumë të lumtur që djali ynë ka fituar epitetin e mjeshtrit të shahut, dhe është më i riu në moshë”, tha e ëma e tij Swati.
Por rrugëtimi i këtij të riu nuk ishte i lehtë, pasi është dashur të fitojë në 35 lojë të shahut me profesionistë të kalibrave të ndryshëm.
Sipas të ëmës së tij, Mishra ishte i përkushtuar dhe çdo ditë ushtronte nga 12 orë – duke analizuar çdo lëvizje të figurave të shahut.