Mjerim banorët e Lubotenit pa uj!

Mjerim, mjerim në shekullin 21 banorët e fshatit Luboten në këto ditë të nxehta të shtatorit po përballen me mungesën e ujit për pije e që është kusht elemtarë për mbijetes si dhe për mirëmbajtjen e pastërtisë trupore në këtë kohë pandemie.

Me që jemi këtu publikisht e pyes ish deputetin Muhamed Zekiri, kryeminstrin e tanishëm z.Zoran Zaev, si dhe kryetarin e komunës së Butelit Velimir Smilevski se ku qëndron puna e premtimit të dhënë në zgjedhjet lokale të vitit 2018, të cilët patën premtuar se në afat prej 1 viti, Luboteni do të ketë uj për pije, do të ketë shkollë për nxënësit, do të ketë rrugë si dhe një mori proekte të tjera, dhe nga ana tjetër deputeti Muhamed Zekiri mori përsipër se do të ndërtohet ujsjellësi në këtë fshat. Shoh këtë fotografi dhe më vjen turp që ju kam votuar, më vjen keq se si u mashtruam shumë leht, si nuk ju vjen turp që të na e merni votën për ujë të pijshëm dhe pas tri viteve mos të kemi as uj as rrugë dhe asgjë, a mbani përgjegjësi për fjalën e dhënë në publik, padyshim se një ditë do ta gjeni nga Zoti.

Për në fund e pyes kryetarin e bashkësis lokale se cilat interesa i mbron të Velimirit apo të lubotenasve publikisht e pyes ku është rruga, ku është ndërtimi i ujsjellësit, ku qëndron puna e ndërtimit të shkollës dhe në fund do ta përmbyll me një thënie. Çka ështe turpi për rezilin.
Nga Rijad Ibishi