Mjeku shqiptar që thoshte se koronavirusi zhduket verës, ja çka thotë tani?

Në një ditë me bilanc tragjik të vik*timave nga koronavirusi në vend me 4 jetë të humbura dhe me 93 raste të reja të koronavirusit mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka bërë apel të fortë për të gjithë qytetarët për mbajtje me doemos të maskës dhe të ruajtjes së distancës.

“Mbyllja nuk është zgjidhje është zgjedhje më dëgjoni ju lutem zgjidhja në këtë moment është mbajtja e maskës kudo edhe në rrugë mbajta e distancës dhe higjiena e duarve dhe ajo personale”- tha Pipero në studion e “News 24”.

“Nëse sot vendosim maskën të garantoj që për dy tre javë numri ulet me dy apo tre herë më pak të infektuar të sëmurë të shtruar në spital dhe dy-tre herë më pak humbje jete. Në mirëkuptoni ndonjëherë ndodh ta kemi thënë vonë por asnjëherë nuk është vonë për të marrë masa”- tha ai.