Mjeku shqiptar ngre alarmin: Sëmundjet e tjera vr*asin në heshtje, ndërsa merremi me Covid-19

Mjeku kirurg në spitalin e Beratit Edi Bejko ka bërë një thirrje të fortë për orientimin e kujdesit shëndetësor edhe për kurimin e sëmundjeve të tjera të cilat po rrisin rrezikun për qytetarët ndërkohë që e gjithë vëmendja është tek Covid-19.

Ai thotë se në një periudhë të shkurtër përgjatë javëve të fundit ka diagnostikuar shumë individë me sëmundje terminale malinje më shumë se në periudha të tjera kohore.

Bejko shkruan se po ikin njerëz në heshtje nga sëmundje të tjera dhjetëra apo qindra herë më vr*astare se koronavirusi.