‘Mjeku s’e kishte të përfunduar specializimin’, gazetari zbardh detaje tronditëse për rastin e 35 vjeçares

Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija nëpërmjet një postimi në Facebook ka zbardhur detaje të reja lidhur me vdekjen e gruas 35 vjeçare në Malishevë për çka ka thënë se ekziston një shkak i dyshuar, por nuk do ta bëjë publik meqë nuk është përfundimtar.

Ai ka thënë se ordinanca “Doktorat”, ku ka ndodhur edhe rasti është e licencuar si “Ambulancë specialistike e gjinekologjisë”, por janë kryer edhe shërbime të tjera.
Vitija ka thënë se mjeku i arrestuar është ende në specializim për stomatologji, ndërsa ka një ordinancë tjetër të licencuar, por si biznes të shuar qysh në vitin 2021.

Ai ka thënë se MSH dhe Inspektorati duhet t’i përgjigjen pyetjes se si figuron si i licencuar një biznes i shuar.

Vitija ka shtruar një sërë çështjesh të cilat duhet të marrin përgjigje në këtë çështje.

Ky është postimi i plotë:

Per vdekjen e gruas 35-vjeçare ne Malisheve ekziston nje shkak i dyshuar preliminar, por nuk do ta bej publik meqe nuk eshte perfundimtar.

Ordinanca “Doktorat” ku ka ndodhur rasti eshte e licencuar si “Ambulance specialistike e gjinekologjise”. Pra licenca edhe dhene per sherbime te gjinekologjise, ndersa jane kryer edhe sherbime tjera.

Mjeku i arrestuar eshte ende ne specializim per stomatologji. Ai ka nje ordinance tjeter te licencuar nga MSh me emrin “Flori”, por si biznes e ka shuar ne vitin 2021.

Qysh eshte shuar si biznes ndersa figuron i licencuar, le te na tregojne MSh dhe Inspektorati Shendetesor?!

A eshte inspektuar ndonjehere ambulanca “Doktorat”? Ne emer te cilit gjinekolog eshte licencuar? A i ka nw rregull krejt dokumentet e licencimit?

Jam i sigurt se ka edhe plot ordinanca e ambulanca tjera private neper Kosove ne kushte te ngjashme, por qe jane larg radarit te Inspektoratit Shendetesor. Arsye 1. Papergjegjesi dhe manxhim super i dobet i Inspektoratit, 2. Numer i vogel i inspektoreve, dhe 3. Mbikeqyrje e dobet nga MSh.