Mjeku rus kërcen nga dritarja e spitalit: “Kemi shumë presion, më detyrojnë të punoj i infektuar”


Rasti i tretë i mjekëve që kanë kërcyer nga dritarja e një spitali në Rusi është shënuar të shtunën. Alexander Shulepov, 37 vjeç, është në gjendje kritike pasi pësoi lëndime në kokë.

Përmes një videoje të incizuar së bashku me një koleg, ai kishte paralajmëruar për mungesëtë furnizimeve në qytetin Voronezh dhe presion të madh në punë, duke qenë i detyruar të punojë edhe pse ishte i infektuar me Covid-19.

Përderisa po trajtohej për koronavirus në një spital në distriktin Novousmanskaya, mjeku me përvojë kërceku nga një dritare e katit të dytë dhe pësoi frakturë në kafkë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Dy mjeke ruse kanë vdekur para disa ditëve pasi kishin kërcyer nga dritaret e spitaleve pas ankesave për mungesë të ilaçeve dhe pajisjeve.

Shefi i spitalit ku punonte mjeku i lënduar ka deklaruar se akuzat për mungesë medikamentesh janë të pavërteta, por mjekët besojnë se vet infektimi me koronavirus i Shulepov-it është dëshmi e mungesës së pajisjeve mbrojtëse.

Ndryshe, Rusia të dielën shënoi rekord ditor të rasteve të reja të virusit me mbi 10 mijë të infektuar për vetëm 24 orë.