Mjeku nga Kumanova, Fadil Maliqi, dekorohet me “Mirënjohjen e Nëntorit”


Fadil Maliqi, një mjek specialist, në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, i ndahet “Mirënjohja e Nëntorit” për kontributin e tij dhe angazhimin e veçantë në veprimtarinë dhe në kujdesin shëndetësor, siç dëshmohet nga falënderimet dhe mirënjohjet e pranuara, shkruan Fakte. Përveç Maliqit, mirënjohje u janë ndarë edhe pesë personave tjerë Fizik dhe një personi juridik.

“Mirënjohja e Nëntorit” është një çmim tradicional që ndahet çdo vit nga qyteti i Kumanovës, në kujtim të Ditës së Çlirimit të qytetit.