Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli ka bërë të ditur se mjeku i ri, Arbër Sehu nga Krusha e vogël është bërë pjesë e studimit për efektivitetin e vaksinave Pfizer e Moderna.
Shehu, babai i të cilit është zhdukur në luftë, që vazhdoi specializimin në SHBA tanimë është pjesë e instituteve me prestigjioze kërkimore.
“Kur e pata pirë kafen e fundit para nisjes së Arbërit për Amerikë, e dija që dr Arbëri do arrinte majat e suksesit. Arbër Shehu, student i shkëlqyer, mjek i ri nga Krusha e vogël, babain e zhdukur në lu*ftë, para 5 viteve iku në SHBA, për të vazhduar specializimin. Si shkëlqeu këtu me studime edhe atje po shkëlqen. Tani atje është pjesë e instituteve me prestigjioze kërkimore, dhe së fundi pjesë e studimit më të perfolur për efektivitetin e vaksinave Pfizer e Moderna.Krenar që isha bashkëudhetar në një pjesë të rrugës së tij së drejtë majave të suksesit”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10222074178701124