Sot bëhen 23 vjet që kur indiano amerikani, Balamurali Ambati, diplomoi për mjekësi duke u bërë mjeku më i ri në botë.
Në moshën 11 vjeçare, Ambati përfundoi shkollën e mesme dhe u bë bashkë-autor i një libri mbi SIDA-n.
Kur kishte 13 vjeç, ai mbaroi universitetin e Nju Jorkut dhe pas 4 vjetësh, më 19 maj 1995 në moshën 17-vjeçare mori diplomën e mjekut okulist
Ambati, përfundoi specializimin oftalmologjik në Universitetin e Harvardit, ku zhvilloi strategji të ndryshme shkencore , duke u bërë fitues në Panairin e Talenteve të Shkencave të Westinghouse dhe në Panairin Ndërkombëtar të Shkencës dhe Inxhinierisë.
Në vitin 2002, ai u bashkua me fakultetin e Kolegjit Mjekësor të Gjeorgjisë, ku ai praktikoi oftalmologji klinike dhe zhvilloi hulumtime në fusha të tilla si angiogjeneza e kornesë dhe rezultatet e operacionit korneal dhe refreaktiv.
Në vitin 2008, ai fitoi një PhD në Biologji nga Kolegji Mjekësor i Gjeorgjisë. Në vitin 2011, Ambati dhuroi një veshkë për një djalë 16 vjeçar nga Idaho.
Nga viti 2008 deri në vitin 2016 Ambati ka punuar në Qendrën e Syrit Moran dhe ka shërbyer si profesor i okulistikës dhe shkencave vizuale, profesor i asociuar i neurobiologjisë dhe anatomisë dhe drejtor i hulumtimit të kornesë në Universitetin e Utah School of Medicine.
Ambati, fitoi çmimin Ludwig von Sallmann Clinician-Scientist nga Fondacioni ARVO në 2014 dhe Çmimin Troutman-Véronneau nga Shoqata Pan-Amerikane e Oftalmologjisë në vitin 2013. Ai morri gjithashtu Çmimin e Katërt IRDS në Mjekësi për arritjet e tij.
Aktualisht, Dr Ambati është profesor në Universitetin e Utahs.