Mjeku kosovar del pozitiv me COVID: U kërkoj falje të gjithë atyre që u infe*ktuan për shkakun tim

Ka më shumë se pesë muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pan*deminë COVID-19, derisa numri i të infekt*uarve ka shkuar mbi 9 mijë. E, ky vir*us ka pre*kur në numër të madh edhe punonjësit shëndetësor. Doktori kosovar, Mitat Salihu, përmes një postimi në FB ka treguar se rezultuar pozitiv me koronavir*us.

Ai ka thënë se të jesh pozitiv me COVID nuk është marre, por marre sipas tij është të jesh pozitiv dhe të mos izol*ohesh. I njëjti madje u ka kërkuar falje të gjithë atyre që ka pasur kontakt me të e janë infe*ktuar. Saliu krejt në fund thotë se është e tme*rrshme. Ky është postimi i plotë i mjekut kosovar kur një punëtor shëndetësor është shpërndarës i inf*eksionit si puna e tij, e arsyeja pamundësia për t’u testuar edhe pas disa kërkesave. Ky është postimi i plotë i tij: Të nderuar familjarë, miq e veçanërisht kolegë mantelbardhë!
Pas disa ditësh me simptoma dje më është bërë e mundur të testohem për covid-19.
Sot, para disa orëve kam pranuar telefonatën nga IKSHPK për të konfirmuar se rezultati i testit tim për covid-19 është pozitiv. Të jesh pozitiv me covid-19 nuk është marre. Marre është të jesh pozitiv edhe të mos izo*lohesh. E, unë e kam bërë këtë, e këtë janë duke e bërë edhe shumë të tjerë. Por, ka një dallim, përderisa nuk të bëhet e mundur të testohesh edhe si punëtor shëndetesor, atëherë kjo më bënë së paku moralisht të pafajshëm. Sepse e vetmja mënyrë për të vërtetuar se a je pozitiv është testimi.
Gjatë kësaj kohe kam punuar pandëprerë me pac*ientë, duke mos e ditur se jam pozitiv. E kam bërë më të mirën e mundshme ashtu si të gjithë kolegët e mi 24/7. U kërkoj falje nëse dikush është inf*ektuar si pasojë e kontaktit me mua.
Duke pas parasysh që nga ky fakt ka pësuar edhe personi më i dashur në jetën time, vajza ime Loreta besoj që do të më falni.