Mjeku i luftës hap ekspozitë për të pasqyruar gjenocidin në Kosovë (Foto +18)


Mjeku Enver Hoxha, i cili shërbeu gjatë luftës në Zonën Operative të Llapit, ka hapur sot ekspozitën e tij të titulluar “Gjenocidi XX”, ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen”.

Ekspozita me fotografi të kohës së luftës është hapur në Muzeun Kombëtar të Kosovës ku në fokus janë ushtarët dhe civilët e plagosur, raporton IndeksOnline.

Fotografitë të cilat janë realizuar në Shalë, Llap e Gollak, sipas autorit të ekspozitës, dëshmojnë mjaftë krimet që janë bërë ndaj popullatës civile nga policia dhe ushtria serbe.

Qëllimi i kësaj ekspozite është që të pasqyrohet gjenocidi në Kosovë, i cili është bërë në një pjesë të Kosovës me një material i cili është i pabotuar.

Në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit, autori e ka parë të arsyeshme që vlen të ritheksohet edhe në mendjen të gjeneratave, por edhe institucioneve si vendore, ashtu edhe ndërkombëtare me u marrë më seriozisht me shkaktarin e këtij gjenocidi, i cili në vazhdimësi ka qenë i pandëshkueshëm.

Kujdes pamjet janë të rënda