Mjeku egjiptian tregon gjendjen e Salah, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19

Skuadra e Liverpoolit pranoi një lajm aspak të mirë të premten në mbrëmje, pasi sulmuesi i tyre Mo Salah doli pozitiv me Covid-19, pas testeve të bëra nga Kombëtarja e Egjiptit.

Sulmues ishte i grumbulluar me Kombëtaren e Egjiptit, për ndeshjet e Kupës së Afrikës, gjë që pas testeve doli të ishte me koronavirus. Por pas kësaj mejku nga Egjipiti Abou Elela sqaron situatën në lidhje me Salah, ku tregon se është mirë po ka disa simptoma te lehta të virusit.

“Ai ka vetëm simptoma të lehta. Ai duhet të vetizolohet në Egjipt deri kur të dalë negativ dhe pastaj, natyrisht, mund të kthehet në Angli”, tha Abou Elela.

“Autoritetet egjiptiane janë të shqetësuara sepse Mo është i veçantë për Egjiptin. Të gjithë këtu duan ta ndihmojnë dhe të bëjnë çfarëdo që i tërë vendi mund të bëjë”, shtoi ai.