Mjeku Danailovski: Fëmijët deri në 14 vjet më shumë infektojnë, s’është koha për hapjen e shkollave dhe çerdheve

Mjeku Dragan Danailovski për Kanal5 thotë se ka frikë nga viti i ri shkollor duke pasur parasysh pandeminë.
“Nuk e di si do të duket që fëmijët të mbajnë maska për 4-5 orë. Kam frikë se nuk do ketë sukses në këtë aspekt”, tha Danilovski.

Ai tha se janë publikuar dy studime dhe se te njëra thotë se fëmijët deri në 5 vjet kanë 10 deri në 100 herë më shumë viruse në hundë, ndërsa një studim tjetër në Itali, thotë Danailovski, thotë se fëmijët nën 14 vjet më shumë po e përçojnë virusit.
“Kjo do të thotë se sipas gjendjes tonë epidemiologjike te ne, nuk është koha për hapjen e shkollave dhe çerdheve”, tha Danailovski.