Mjeku apel prindërve: Mbajini larg fëmijët nga pajisjet teknologjike, dëmtojnë sytë


Mjeku okulist Bledi Kruja u ka bërë apel prindërve që të mbajnë larg fëmijët nga teknologjia, aparatet celulare dhe tabletat që përdoren gjerësisht sot për lojëra. Sipas tij, kjo shkakton miopinë e syrit.

Në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën”, mjeku tha se fëmijët duhet të qëndrojnë sa më larg këtyre pajisjeve deri në moshën 12 vjeçare.

“Përdorimi i teknologjisë shkakton shfaqjen e miopisë tek fëmijët e vegjël. Dhe për këtë arsye prindërit nuk duhet të tregohen neglizhentë me ta, por të mundohen që t’i mbajnë sa më larg përdorimit të tyre në një periudhë të paktën mbi 12 vjeccare.

Ti kushtojnë sa më shumë kohë dhe një mënyrë e mirë është dhe shëtitja në natyrë, pasi i ndihmon ata në qartësimin e shikimit”, u shpreh mjeku okulist Bledi Kruja.

Përveç miopisë, një arsye tjetër pse fëmijët duhet të qëndrojnë sa më larg këtyre pajisjeve teknologjike është dhe diabeti. “Diabeti cilësohet si pandemi e kohëve moderne dhe kjo shpeshherë është dhe shkak i sëmundjeve të syve”, përmbylli ai.