Mjeku Aco Trpovski është vrarë diku tjetër, kufoma është sjellë dhe vendosur në veturë

Mjeku Aco Trpovski nuk është vrarë në veturën e tij, por në një vend tjetër që ende nuk e konstatojmë, ka thënë për Sloboden Peçat zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacalijev.

“Në një muaj kanë ndodhur dy ngjarje të pakëndshme në territorin e SPB Shkup, vrasja e mjekut Aco Trpovski dhe të shtënat me armë në Haraçinë. Ne kishim arrestuar tre persona, por ata u liruan për mungesë provash. Sipas informacioneve tona, personi nuk është vrarë në makinë, por trupi është sjellë dhe është lënë në makinë. “Motivet e vrasjes nuk janë zbuluar,” ka thënë Bojmacalijev.