Mjekja shqiptare në Gjermani ka një lajm të mirë: Vala e dytë e Kovid 19 nuk …

Në një intervistë për mediat shqiptare, mjekja shqiptare e urgjencës në Gjermani, e cila jeton dhe vepron si mjeke atje, Aurora Meta Dollenberg, shpjegon se në rast të një vale të dytë nga koronavirusi, të prekurit do të shërohen më shpejtë se gjatë kësaj periudhe.

Ajo thekson se në rast të një valë të dytë nga koronavirusi, të prekurit do të shërohen shumë më shpejt se gjatë kësaj periudhe, pasi që tashmë mjekësia e ka një pëvojë në trajtimin e këtij virusi, për dallim nga hera e parë.

Nga ana tjetër, Aurora Meta Dollenberg është edhe nënkryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Diasporë. Ajo kohë më pare bëri edhe një parashikim se kur mund të kemi një vaksinë ndaj koronavirusit, përcjell tutje albinfo.ch.

“Kanë filluar në Gjermani punimet nëpër laboratorë për të zhvilluar vaksinën ndaj tij. Nga eksperienca mund të themi se kur ka pasur influenca, pas dy muajsh është arritur të zhvillohet edhe një vaksinë. Mund të them se përafërsisht të paktën pas katër deri në gjashtë javë duhet të ketë ndonjë rezultat për sa i përket vaksinimit”, tha ajo. /Albinfo.ch