Një mjeke, specialiste e re shqiptare që të bënë krenare në Spitalin Shtetëror në Shkup. Ajo gjatë pandemisë ka punuar pandërprer në COVID QENDREN në Shkup duke ju ndihmuar pacientëve.
Bëhet fjalë për Dr.Rabie Mustafi, e cila është doktoresha dhe subspecialistja e re në Maqedoninë e Veriut në fushën e pulmologjisë dhe alergologjisë në Shkup.
Në afat rekord me përkushtimin më të madh ndaj profesionit, ajo mbaroi diten e sotme me sukses specializimin 6 vjecar, duke qenë në krye të detyrës dhe duke marr përgjegjësi të madhe në Klinikën Universitare për Pulomologji dhe Alergologji në Shkup.
Dr.Mustafi vjen nga Kumanova dhe plot 6 vite ka punuar si specializante në Spitalin Shtetëror në repartin e pulmologjisë duke shërbyer me qindra pacient të cilët kanë probleme të ndryshme shëndetësore, si frymarrje të rrënduar, pneumoni, dhe shumë patologji tjera pulmologjike.
Dr. Mustafi është një mjeke e gjeneratës së re, që është e arsimuar në Universitetin më prestigjioz në Tiranë të Shqipërisë dhe menjëher pas mbarimit të studimeve me sukses është punësuar si mjeke dhe ka ndjekur specializimin 6 vjecar të pulmologjisë.
Doktoresha dr. Rabie që në moshë të re, ëndërr dhe vizion jetësor e kishte të bëhet një mjeke, një njeri human me të cilën punë do të ishte krenar gjatë gjithë jetës dhe do ju ndihmonte pacientëve hallexhinj
Mirëpo për këtë sukses nuk mjaftonte vetëm dëshira dhe ideja, por padyshim për t’u bërë një mjeke e mirë ,nevojitej këmbëngulësi dhe sakrific e madhe duke qëndruar me ditë dhe netë në bibliotekë dhe punë në spitale.
Historia drejt suksesit e D-r. Mustafi ka qenë tepër e mundimshme , ku përpos studimeve të rrënda, ajo paralelisht për tu profesionalizuar ka marr pjesë në shumë trajnime në Maqedoni dheqendra të njohura të Evropës.
Ajo tani pas mbarimit të specializimit, e ka prioritet që të bën të pamundërën, që pacientët të shërbehen shpejt, të diagnostifikohen shpejt dhe të ju ordinohet terapia më efikase për sëmundjen e tyre.