Mjekja Nina Caca Biljanovska e cila u shkarkua nga pozita e drejtoreshës së Klinikës për Sëmundje të Lëkurës për shkak se në fillim të epidemisë e mbante të fshehtë se ka qenë në Itali dhe kishte simptoma të coronavirusit, u kthye në vendin e punës.
Mjekes i’u parashtrua kallëzim penal nga policia, ndërsa Prokuroria Themelore Publike – Shkup propozoi dënim prej 10 mijë eurove, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Oda e Mjekëve presin vendim të plotfuqishëm dhe më pas do të vendoset nëse do t’i merret licenca për punë.
Caca Biljanovska ishte pacientja e katërt me coronavirus në Maqedoni. Pasi u vërtetua se ka qenë e infektuar me coronavurs, e gjithë klinika u mbyll ndërsa kolegët e saj ishin në izolim.