Mjekët thanë tri herë se do të vdi*ste, pacienti me koronavirus del nga spitali pas 7 muajsh

Pacienti që ka vuajtur më gjatë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe ka dalë më në fund nga spitali pas rreth 7 muajsh qëndrimi aty.

Taksisti Ali Sakallioglu kaloi plot 222 ditë në spital dhe gjatë kësaj kohe ka pësuar një atak në zemër mosfunksionim mushkërish dhe dëmtim organesh të tjera. Familjes së tij iu tha nga mjekët në 3 raste të ndryshme se ai do të vdiste. Por Aliu doli mbi të gjitha parashikimet dhe e mundi virusin duke u kthyer në shtëpi.

“Ne mund ta mundim Covidin së bashku. Mund ta fitojmë këtë lu*ftë siç fituam Lu*ftën e Parë Botërore dhe Lu*ftën e Dytë Botërore” tha 56-vjeçari për “The Sun”.