Mjekët të shqetësuar nga pasojat e ahengjeve

Ohri mund të jetë vatra e re e Covid 19, paralajmëron drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Sasho Toçkov, pas ahengjeve masive të të rinjve në të cilat nuk respektoheshin masat e distancës sociale dhe mbajtje të maskave mbrojtëse.

„Vërtetë na kap f*rika dhe në njëfarë mënyre pa*niku, për atë që na pret në periudhën e ardhshme prej dy javëve, ku presim për shkak të sjelljes së këtillë të disa individëve të kemi edhe vëllim të rritur të punës dhe numër më të madh të të infe*ktuarve por të gjithë ata që ishin këtu të papërgjegjshëm ata janë të përgjegjshëm në vendbanimet shtëpitë dhe qytetet e tyre ku jetojnë” deklaroi Sasho Toçkov Qendra e Shëndetit Publik. Qytetarët të cilët i anketoi Alsat-i, shprehen se janë të domosdoshme masa më represive nga ana e institucioneve. „Jo vetëm policia, por të gjitha organet, të gjitha strukturat në Ohër dësh*tuan“.