Mjekët të shqetësuar nga pasojat e ahengjeve

Ohri mund të jetë vatra e re e Covid 19, paralajmëron drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Sasho Toçkov, pas ahengjeve masive të të rinjve në të cilat nuk respektoheshin masat e distancës sociale dhe mbajtje të maskave mbrojtëse.

„ Vërtetë na kap frika dhe në njëfarë mënyre paniku, për atë që na pret në periudhën e ardhshme prej dy javëve, ku presim për shkak të sjelljes së këtillë të disa individëve, të kemi edhe vëllim të rritur të punës dhe numër më të madh të të infektuarve, por të gjithë ata që ishin këtu të papërgjegjshëm, ata janë të përgjegjshëm në vendbanimet, shtëpitë dhe qytetet e tyre ku jetojnë”- deklaroi Sasho Toçkov – Qendra e Shëndetit Publik.

Qytetarët të cilët i anketoi Alsat-i, shprehen se janë të domosdoshme masa më represive nga ana e institucioneve. „Jo vetëm policia, por të gjitha organet, të gjitha strukturat në Ohër dështuan“. „Kur do të ketë problem  të tillë, policia nuk duhet të shënojë, policia duhet t’i marrë me furgonë, ndërsa prindërit të shkojnë të marrin fëmijën që ka bërë probleme, por edhe të paguajë gjobën”.

 „Çdo mëngjes ngrihem, këtu peshkoj, nuk e di prej nga janë ata fëmijë që vijnë në atë kohë në orën 5. Vetëm pinë, hedhin. Prej qeseve të plastikës, shishe të birrës. Kur vijnë këta që mbledhin, habiten. Nuk e di se çfarë është duke u ndodhur të rinjve”. Nga SPB Ohër shprehen se gjatë fundjavës festive kanë parashtruar 380 kallëzime për kundërvajtje, ndërsa vetëm dje 100 gjoba për mosmbajtje të maskave në Gradishte.

„ Policia është 24 orë në terren dhe vepron në më shumë fusha”. Mbrëmë policia ishte penguar të hyjë në njw objekt gastronomik në Strugë, ku ka qenë në asistencë të inspektorëve të tregut. Kundër pronarit do të parashtrohet kallëzim penal. /Miki Trakjoski