Mjekët psikiatër, në kushte pan*demie qytetarët të kenë kujdes për shëndetin mental


Po rritet numri i personave nga Kumanova të cilët kërkojnë ndihmë për tejkalimin e problemeve me shëndetin mental, shkaktuar nga pa*ndemia e Kovid-19, thonë nga reparti për psikiatri nga Spitali i përgjithshëm i Kumanovës. Kumanova regjistron rreth 900 persona të sëm*urë prej fillimit të pand*emisë dhe nuk është e pazakontë të rritet numri i personave të cilët vua*jnë nga ank*thi, depr*esioni dhe pr*obleme të tjera psi*qike. Psikiatrja dhe psikoterapistja Adriana Bogdanovska Toskiq nga reparti për psikiatri sqaron se disa aspekte lidhur me pa*ndeminë aktuale kontribuojnë në përkeqësimin e mirëqenies mentale të njerëzve. “Bëhet fjalë për kërcë*nim real nga infekt*imi dhe zhvillimi i së*mundjes me epi*log të mundshëm edhe fatal. Kër*cënimi i këtillë shkakton ndjenjë të frikës paqartësisë e madje edhe pa*nik. Vi*rusi është i ri dhe i panjohur për mjekësinë, ishte i paqartë transmisioni i tij, faktorë të cilët e komplikojnë pasqyrën klinike qasjen terapike që plotësisht reflektohet edhe ndaj perceptimit të v*irusit dhe sëm*urjen tek popullata, duke e rritur edhe ndjenjën e rrez*ikimit. Kategori e posaçme e qytetarëve të rrezi*kuar ishin edhe personat pozitivë ndaj SARS-KoV 19 dhe personat e së*murë nga Kovid19 si dhe familjet dhe kontaktet e tyre të afërta. Tek ata frika dhe paqartësia janë shumëfishuar” thotë Bogdanovska Toskiq.

Përvoja e mjekëve psi*kiatër tregon se tek disa individë shteret barriera mbrojtëse psikologjike dhe frika manifestohet në simptome somatike (rrahje të zemrës djersitje ngul*fatje, kokëdhimbje) të pa*nikës dhe depr*esive që është rezultat i ndjenjës së rritur të fr*ikës dhe rrez*ikimit që vjen për shkak të sjelljes së impo*nuar e cila, ndërkaq ka për qëllim parandalimin e përhapjes së vi*rusit uljen e kontakteve mbajtjen e distancës fizike mbajtjen e mbrojtjes personale vjen deri te aktivizimi dhe adaptimi i mekanizmave psikologjikë të mbrojtjes dhe ndryshimeve të caktuara në funksionimin konjitiv-bihejvioristik. “Ka edhe rritje të numrit të personave të cilët kërkojnë ndihmë psikologjike, psikoterapike dhe psikiatrike dhe atë mu lidhur me shp*ërthimin e pand*emisë dhe adaptimit në kushtet e reja”, shton Bogdanovska Toskiq.