Mjekët pediatër italianë rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12 vjeç

Shoqata e mjekëve pediatër italianë rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12 vjeç.
Në një dokument me tetë pika mjekët pediatër italianë, kontribuojnë me analizën e tyre mjekësorë në strategjinë kombëtare të fushatës së vaksinimit për fëmijët e adoleshentët në Itali.

Sipas pediatërve, Covid-19 është një kërcënim për shëndetin publik i pa precedent në këto 100 vitet e fundit, e grupmoshat pediatrike e adoleshente mund të shërbejnë si rezervuar për përhapjen e virusit në të gjithë popullsinë.
Në Itali deri më sot janë regjistruar 26 viktima e 638 mijë të infektuar nga koronavirusi për grupmoshën nga 12-19 vjeç.

Nga mosha 0 në 9 vjeç janë shënuar 11 viktima e 231 338 të infektuar e nga mosha 10 deri në 19 vjeç janë shënuar 15 viktima e 406 460 të infektuar nga Covid 19.
“Edhe pse grupmoshat mbi 12 vjeç rezultojnë më pak të prekura nga pandemia, analiza shkencore e fëmijëve të infektuar ka dëshmuar se Covid 19 i ka shkaktuar komplikime të rënda në veshka e në multi sisteme”, shkruan dokumenti i pediatërve italianë, transmeton oraneës.

Sipas tyre vaksinimi do të garanatojë jo vetëm reduktimin e qarkullimit të virusit, por dhe do të limitoj përhapjen e varianteve të reja si dhe do të lejojë nisjen e qetë të vitit të ri shkollor në vjeshtë të 2021.
Në tetë pikat e këtij dokumenti theksohet se rekomandohet vaksinimi për fëmijët e adoleshentët mbi 12 vjeç me një vaksinë të certifikuar nga Agjencia italiane e Barnave apo nga Agjencia Europiane e Barnave duke respektuar kohën e caktuar nga një vaksinë në tjetrën e në rast se fëmija ka qenë i infektuar nga koronavirusi të pritet të paktën 90 ditë pas diagnostikimit të tij për të nisur procesin e vaksinimit.

Përjashtohen nga ky proces fëmijët të cilët kanë shfaqur komplikime në përgjithësi nga vaksinat, si dhe kërkohet të mos jepen paraprakisht medikamente që synojnë parandalimin e efekteve post vaksinë.

Mjekët pediatër italiane rekomadojnë për prindërit një rrugëtim orientues drejt vaksinimit të fëmijëve me një proces të lirë e të vetëdijshëm.
Në fund javën e shkuar Italia realizoi “free day” për vaksinimin e fëmijëve e adoleshentëve nga 12-19 vjeç e deri më sot janë rreth 40 mijë të vaksinuar nga kjo grupmoshë.