Mjekët nisin pushimet vjetore, Filipçe siguron për kuadrin (VIDEO)

Shfrytëzimi i pushimeve verore nga personeli shëndetësor nuk do të ndikojë mbi trajtimin e personave të infektuar me Covid 19, tashmë të shtrirë në spital.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se nuk ka hapësirë për shqetësime sepse gjendja me virusin është nën kontroll. Sipas tij, pushimet janë organizuar në bazë një plani paraprak që do të sigurojë kuadër të mjaftueshëm në çdo spital ku kurohen të prekurit me virusin korona.