Në provincën Hatay në juglindje të Turqisë, mjekët vendas, Mehmet dhe Selda tregojnë për ato që ata i përshkruajnë si’ ditët më të vështira të karrierës dhe jetës së tyre deri më tani’.
Ata jetojnë në qytetin e Iskenderun, ku shumë ndërtesa janë rrënuar, përfshirë spitalin ku punon Selda.
Në vend që të rikthehej në punën e saj normale të martën, Selda e kaloi ditën “duke plotësuar certifikatat e vdekjes”, thotë BBC. Ajo tani po punon në një spital tjetër, duke u kujdesur për të mbijetuarit.