Mjekët: Moti i ngrohtë s’na shpëton nga pandemia

Temperaturat po rriten. Por, në rritje është edhe numri i të prekurve me CoVid-19. Mjekët thonë se rritja e temperaturave do të ndikoj në mënyrë indirekte në dobësimin e Virusit Korona. Sipas specialistëve të fushës, faktorët klimatik nuk na shpëtojnë dot nga pandemia. Mikrobiologia Erjona Shaqiri thotë se sistemi imunitar i njeriut mund ta luftoj këtë virus por jo edhe deri në zhdukje.

Imuniteti nuk krijohet për një ditë, por duhet një jetë e tërë që e bën një trup të shëndetshëm dhe këtu ndikojnë shumë faktorë. Janë stresi, aktiviteti fizik, ushqimi, përdorimi i shumëllojshëm i ushqimit. Në lidhje me menaxhimin e përhapjes së virusit dhe infeksioneve, e keni dëgjuar edhe nga rekomandimet që të ruhet higjiena personale. Kjo duket shumë e thjeshtë, por është një proces i tërë. Përdorimi i dezinfektuesve dhe sapunëve duhet të shikohet nëpër markete etiketat e skadencës.”-tha Erjona Shaqiri, Mikrobiologe.

Mjekët thonë se duhet të bëhet një balancë e jetës, duke iu kushtuar sa më shumë natyrës. Distanca mes njerëzve të mbahet dhe sa më tepër kohë të kalohet me bimët dhe kafshët. Mjeku specialist Afrim Maqellara thotë se deri në kulmin e pandemisë autoritetet kanë sfidë së bashku me qytetarët.

Sigurisht, do të ndihmoj pak por nuk është e sigurt sepse kjo pandemi ishte diçka jashtë rregullave. Pacientët i këshillojmë që të ushqehen mirë me fruta e perime, që kanë më shumë vitaminë C dhe D që janë shumë të nevojshme në këtë rast dhe sipas mundësive të dalin nga pak në diell.”-pohoi Afrim Maqellara, mjek specialist.

Sipas mjekëve transmision i CoVid-19 në nivel botëror aktualisht është me koeficient mesatar. Ndërsa rritja e temperaturave do të zvogëloj fuqinë e virusit për të infektuar. Mantel bardhët nuk përjashtojnë mundësinë që ky infeksion të rikthehet sërish në vjeshtë-dimër ndaj kërkojnë të respektohen plotësisht masat.