Mjekët italianë i heqin aksidentalisht një pjesë të zorrëve, pacienti dëmshpërblehet me 300 mijë euro

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 52-vjeçari i është hequr aksidentalisht nga mjekët një pjesë e zorrëve.

Mediat italiane shkruajnë se 52-vjeçari është dëmshpërblyer me 300 mijë euro.

Historia filloi në maj 2013 kur, për shkak të dhimbjeve të forta të barkut, pacienti shkoi në urgjencën e spitalit të qytetit. Ai u diagnostikua me divertikulit dhe pas tre muajve iu nënshtrua një ndërhyrjeje.

closevolume_off
Për shkak të dhimbjeve shumë të forta, ai u shtrua sërish në spital, ku për një vit të tërë, iu nënshtrua operacioneve të ndryshme dhe trajtimeve të vazhdueshme derisa vendosi të shkojë në një spital të specializuar.