Mjekët ia kishin shuar shpresat haxhiut nga Shqipëria, që kishte pësuar lendim gjatë Umres (Haxhit të vogël). Mjekët në Mekë i kishin thënë se nuk ka shërim, por në Tiranë i kishin thënë se në Shkup është një doktor Ilir Hasani i cili me sukses operon lemurin.
Dhe siç i kishin thënë mjekët në Tiranë, ashtu edhe ka ndodhur. Pas dy operimeve të suksesshme nga dr. Hasani, pacienti nga Shqipëria me shpresa gati të humbura, tani është afër shërimit të plotë. Ai ka shkruar një letër mirënjohëse, ku shpreh jo vetëm falënderim për operimet e suksesshme, por edhe kënaqësinë që ka fituar rastin të njohë një njeri si dr. Ilir Hasani.
Dr. Iliri thotë se kjo letër e gëzon pa masë. “Një shenje e bukur mirenjohje. Nje motiv per mua dhe per te gjithe te rinjte qe duan te behen mjek”, shkruan Hasani.
Në vazhdim u sjellim të plotë letrën e pacientit nga Shqipëria, i cili në shenjë mirënjohje i ka dhuruar 32 libra me përmbajtje islame. Për hir të korrektësisë është mbrojtur identiteti i tij i plotë:
I DASHUR ME STATUSIN E VËLLAIT ILIR HASANI !
LUTEM PRANO VLERËSIMIN DHE MIRËNJOHJEN E SINQERTË SI VIJON:
JAM KRENAR QË SPROVA E DËMTIMIT TË FEMURIT NA NJOHU DHE BASHKOI. JU BËTË MAKSIMUMIN SI MJEK DHE SI NJERI MODEL, PËR OPERIMIN E FEMURIT TË DËMTUAR NË VENDIN E SHENJTË MEKË, GJATË KRYERJES SË RITEVE TË UMRES (HAXHI I VOGËL)NË SPITALIN E MEKËS KU U SHTROVA FILLIMISHT NJË JAVË, NUK E MORËN PËRSIPËR.
ERDHA NË SPITALIN E TRAUMËS TIRANË. DR A…. SHEFI PAVIONIT TË TRAUMËS, MBASI PA GJITHË ANALIZAT SKANER DHE EKO MË THA:
UNË TË OPEROJ, POR NUK TË SHËROJ.
UNDJEVA KEQ.
E VAZHDOJ BISEDËN DHE THA: MJEKU ILIR HASANI NË SPITALIN NËNË TEREZA SHKUP, KA KRYER DISA OPERACIONE TË NIVELIT TË DËMTIMIT TUAJ.
U ANGAZHUAN MIQTË TANË DHE U BË E MUNDUR KOMUNIKIMI DHE PRANIMI NË PAVIONIN E TRAUMËS SHKUP.
NJË ROL TË MADH KA LUAJTUR EDHE KRYETARI…., NË PËRGJIGJE TË KËRKESËS SË MIQËVE TË PËRBASHKËT (……,…,….,…..).
ARRITËM NË PAVION MË 25.11.2022. NA AKOMODUAN NË NJË DHOMË (E VETME NË PAVION) MODEL ME POROSINË TUAJ.
MË DATË 28.11.2022, ORA 7.30 E MËNGJEZIT, VINI NË DHOMËN TIME JU DR ILIRI. QË NË SHIKIMIN E PARË MË DHATË SHPRESË BESIM DHE KURAJO. MË PËRQAFUAT DHE MË THATË DUHET DURIM, SE DO BËJMË MË TË MIRËN. MË DËRGOJNË NË SALLËN E OPERACIONIT, NJË SALLË MODEL OPERACIONI.
DAL NGA SALLA MBAS GATI 8 ORËSH DHE 2 ORËSH NË REAMINACION. BASHKËSHORTJA BEKIME JI TAKON NË ZYRËN E TUAJ DHE JU U SHPREHET SE: OPERACIONI ISHTE TEPËR I VËSHTIRË, POR I SUKSESHËM. KALOI SHUMË MIRË.
OPERACIONI I DYTË MË 5.12.2022 I CILI KALOI MË LEHTË DHE PLOT SUKSES. GATI ÇDO DITË JU. MË VIZITONIT DHE ME SJELLJEN DHE BASHKËBISEDIMIN E TUAJ TË NGROHTË MË LEHTËSUAT DHIMBJET QË NUK ISHIN TË LEHTA.
VLERËSOJ GJITHË PERSONELIN, MJEKË, INFERMIERË, PUNONJËS TË CILËT NËN SHEMBULLIN TUAJ, KRYENIN SHERBIMIN E DUHUR DHE ME SJELLJE SHEMBULL.
NJË MBAS DITE ERDHE DHE BËMË RRETH NJË ORË BISEDË SI DY VËLLEZËR.
JU THASHË SE JAM BORXHLI ME TY. JU U PËRGJIGJET ASPAK NUK JE BORXHLI SEPSE UNË SI MJEK BËRA MË TË MIRËN, ME NDIHMËN E ZOTIT DHE GJITHËÇKA ECI MBARË.
UNË FITOVA NJË MIK FAMILJAR. KJO MË EMOCIONOI SHUMË.
UNË U SHPREHA:
LE TË JETË KJO SPROVË PËR BESËLIDHJE SI VËLLEZËR TË VËRTETË. NJË NGA PASURITË MË TË MËDHA TË FAMIJLJEVE TONA. BASHKËPUNIMI FAMILJAR ME STATUS VËLLEZËRISH DO VAZHDOJË PËRJETËSISHT.
MË 12 DHJETOR 2022, DOLA NGA SPITALI.
EDHE PSE SHUMË I NGARKUAR ME TRE OPERACIONE, GJETËT KOHË, DUKE MË PËRCJELLË ME SHUMË RESPEKT.
ARRITA SHËNDETSHËM NË SHTËPI NË TIRANË DUKE ZBATUAR ME KORREKTËSI KËSHILLAT TUAJA MJEKSORE PËR TË LËVIZUAR SA MË SHUMË DUKE MOS SHKELUR NË KËMBËN E DËMTUAR.
JAVË MBAS JAVE KAM PATUR PËRMIRËSIM TË NDJESHËM.
JU KAM SHKRUAR ÇDO JAVË DHE JU ME GJITHË NGARKESËN E MADHE NË PUNË KENI GJETUR KOHË DUKE KTHYER PËRGJIGJE. SHUMË EMOCIONUES SHKRIMI DHE FOTO ME TRE DJEMTË SI YJE DHE BASHKËSHORTEN GJATË SKIVE NË BOZOVEC….
AKTUALISHT JAM SHUMË MIRË, DREJT SHËRIMIT TË PLOTË, ME NDIHMËN E ZOTIT DHE KUJDESIN DHE SHERBIMIN TUAJ EKSELENT MJEKSOR.
LËVIZ LEHTËSISHT NË DHOMA DHE KORIDOR ME PAK MBËSHTETJE, LEXOJ 100 FAQE LIBRI ÇDO DITË, ME OREKËS MJAFT MIRË.
SI SHENJË E PARË MIRËNJOHJE LE TË JETË KJO PAKO DHURATË ME 32 LIBRA TË HISTORISË, LETËRSISË DHE BESIMIT ISLAM, DUKE JU URUAR FAMILJARISHT :
PËKUSHTIM NDAJ DIJES NGA DJEPI DERI PËR GJATË GJITHË JETËS. LEXIM TË MBARË
LUSIM ZOTIN:
SHËNDET DHE JETË TË GJATË PËR PRINDËRIT, PËR JU DHE BASHKËSHORTEN, TRE DJEMTË EKSELENTË NË SHKOLLË DHE TË MBARË NË JETË, MOTRA, VËLLEZËR MIQ E DASHAMIRËS.
SHUMË SUKSESE DHE ARRITJE SHKENCORE NË PAVIONIN E TRAUMËS.
GJITHË TË MIRAT FAMILJARISHT ! BASHKËPUNIM DHE TAKIME TË VAZHDUESHME ME PRINDËRIT NË POGRADEC SI BASHKËMOSHATARË DHE MIQ TË ÇMUAR SI DHE ME JU FAMILJARISHT, TRE DJEMTË MODEL.
ZOTI NA RUAJTË, MBROJTË DHE BEGATOFTË SI VËLLA MODEL DHE TË VËRTETË.
SINQERISHT ME RESPEKTIN DHE KONSIDERATËN MË TË LARTË