Mjekët: Gripi sezonal do të komplikojë edhe më shumë problemet me koronën

Vjeshta do të sjellë probleme të reja nëpër ambulanca. Fillimi i gripit sezonal dhe virusit korona do të krijojë probleme të mëdha për mjekët amë. Simptomat janë të ngjashme dhe për këtë arsye roli i tyre do të jetë thelbësor për rrjedhën e trajtimit të mëtutjeshëm. Komunikimi telefonik midis mjekut dhe pacientit mund të jetë fatal ose nuk mund të dallohet nëse është grip, virus, alergji apo COVID 19 vlerësojnë mjekët.

“Është shumë e vështirë kur e kontrollon pacientin të konstatosh diagnozë të menjëhershme dhe të përcaktoni se çfarë është, e lere më të e gjithë ajo të ndodhë përmes telefonatave. Unë nuk jam nga ata mjekë amë që punojnë me telefon. Ordinanca punon me kohë të plotë me pacientë nga të gjitha grupet. Pranojmë gjithçka me mbrojtje të mirë të mjekëve, stafit, dezinfektim të ambulancës- deklaroi Dr. Vesna Stojanova Atanasovska mjeke amë.

Atanasovska pohon se pacientët në vjeshtë do të duhet të kontrollohen fizikisht në ordinancë, sipas protokollit dhe mbrojtjes së plotë të stafit dhe mjekëve. Sipas saj, gjysma e dytë e shtatorit dhe fillimi i tetorit është periudhë e mbushur me viruse, gjendje gripi të cilët tërësisht ngatërrohen me pasqyrën klinike të COVID 19. Çdo vit në këto muaj krijohet kaos nëpër klinika, por këtë vit me virusin korona do të jetë edhe më keq thotë Atanasovska e cila beson se duhet të ketë një protokoll për kontroll, sepse trajtimi përmes telefonit mund të jetë fatal.

“Trajtimi përmes telefonit është absolutisht gabim, veçanërisht nëse bëhet fjalë për fëmijët, posaçërisht për foshnjat, të moshuarit, të rinjtë dhe adoleshentët. Diagnoza mund të ngatërrohet plotësisht dhe në këtë rast të bëhet gabim, parashikim gjatë diagnozës ose trajtimit- pohoi Dr. Vesna Atanasovska, mjeke amë.

Ministri i Shëndetësisë ka theksuar në disa raste që përveç një valë të re të koronavirusit vjeshta sjell edhe grip sezonal. Një nga strategjitë e përballimit është të dyfishohen vaksinat kundër gripit sezonal ndërsa përparësi do t’u jepet personave mbi 65 vjeç, punonjësve shëndetësor si dhe grave shtatzëna.