Mjekët do të shpërblehen për pacientët e vasinuar! Ragon kundër Çollkova

Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Amë Lilija Çollakova e cilëson si jodinjitoz propozimin e Ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe për t’i shpërblyer mjekët me nga 30 denarë për pacient të vaksinuar kundër virusit korona.

“Nuk janë me rëndësi 30 denarë, asnjë mjekë amë nuk do të detyrojë ose këshillojë asnjë pacient të vaksinohet, nëse kjo është e dëmshme për shëndetin e tij”, tha Lilija Çollakova – kryetare e mjekëve amë.

Çollakova thotë se me rëndësi është shëndeti i pacientëve, ndërsa është kundër detyrimit të tyre për vaksinim anti-kovid, sepse jo të gjithë pacientët mund të vaksinohen për shkak se kanë diagnoza apo sëmundje të ndryshme të cilat shkaktojnë reaksione.

“Po e ripërsëris, pacientët tanë, janë pasuria jonë. Ne nuk do të pranojmë asnjëherë një propozim të këtillë, t’i detyrojmë pacientët. Në shtetin tonë ka ligj, ka kushtetutë dhe secili është i vetëdijshëm, e ka marrë ai që ka kundër-indikacione edhe kur specialist ose mjeku amë i ka thënë që nuk është në rregull”, shtoi kryetarja e mjekëve amë, Lilija Çollakova.

Kryetarja e mjekëve Amë ka një propozim për Filipçen, t’i ndërrojë këshilltarët.

“Definitivisht vlerësoj se ministri ynë i nderuar duhet t’i ndërrojë këshilltarët sepse shumë keq po e këshillojnë sepse duhet të vijnë pak në bazën e shëndetësisë, shëndetësinë primare, t’i shohim pasojat, problemet dhe të diskutojmë bashkërisht, assesi nëpërmjet gazetarëve”, u shpreh Çollakova.

Përndryshe nesër në mbledhjen e Komisionit për sëmundje ngjitëse do të shqyrtohet propozimi i Ministrit Venko Filipçe për nxitjen e vaksinimit, përfshirë edhe planin për shpërblim të mjekëve me 30 denarë për pacient nëse arrijnë që t’i vaksinojë 70% të pacientëve kundër virusit korona.