Mjekët amë do të ndërpresin punën e tyre nëse autoritetet kompetente nuk do të ulen në taviolinë bisedimesh, reagon Shoqata e mjekëve privatë. Prej kur FSSh-ja filloi të shpëndajë dënime mjekët, ata janë revoltuar dhe thonë se askund në botë, mjekët nuk ndëshkohet në kohë pandemie, sidomos jo për dënimet e tre viteve më parë, për të cilat autoritetet shëndetësore premtuan që do t’i shfuqizojnë.
“Rregullat e Fondit nuk mund të jenë mbi shëndetin e pacientëve. Sipas këtyre rregullave, nëse një ilac të caktuar që e përshkrua psikiatri por duhet ta japë neurologu dhe anasjelltas, mjeku familjar duhet ta dënojë, por në thelb ilaci është i nevojshëm për pacientin dhe nuk është gabim professional. A duhet që mjekët amë të ndalojnë punën për disa ditë dhe të mos kemi as ‘Tërmini im’ as ”Termini yt” dhe as receta, të pranohen vetëm rastet urgjente që dikush të kuptojë se lart në FSh, bëhën të gjitha dhe duhet të flas dikush për problemet e mjekëve dhe njerëzve”, u shpreh kryetarja e shoqatës se mjekëve privatë Collakova Dervishova.
Ajo ankohet se një ambulancë kujdeset për 150-200 pacientë në ditë e pranon mbi 100 telefonata e ky është presion shtesë që mundëosn edhe të bëhen gabime. Përkujton se mungojnë edhe mjekët specialist por të sëmurët kronikë duan të marrin në kohë ilacet e tyre.
Numri i dënimeve është shumë i madh. Në Prilep 80% e mjekëve janë dënuar. Dënimet janë prej 15- deri në 20.000 denarë, disa mjekë duhet të paguëje dënime deri në 60.000 denarë, pjesa më e madhe i kanë paguar sepse nëpër njësitete rajonale të fondit, ju kanë thënë se nëse nuk paguajnë, nuk do ta fitojnë licencën e rradhës, thotë dr. Collakova.