Shoqata e mjekëve për mjekësi të përgjithshme dhe familjare me letër deri te kryeministri Oliver Spasovski dhe te Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, kërkojnë pako të masave ekonomike për mbështetje të mjekëve amë.
Ata në letër citojnë se gjatë pandemisë së Kovid-19, mjekët amë ishin dhe ende janë në linjën e parë të ballafaqimit me këtë virus dhe se me angazhimin dhe përkushtimin e tyre e kanë amortizuar presionin mbi nivelin sekondar dhe terciar dhe kanë kontribuuar për ballafaqim të suksesshëm me pandeminë, zvogëlimin e kurbës së rasteve të reja mbingarkim në sektorin spitalor.
“Nga vendosja e algoritmit për skrining të Kovid-19 nga data 23 mars-30 prill mjekët amë gjithsej kanë caktuar 3.131 pacientë për mostra, ndërsa 730 pacientë me virus të dëshmuar Kovid-19 ishin ndjekur në trajtim shtëpiak.
Citojnë se janë përgjigjur në sfidën për ballafaqim me Kovid-19, por thonë, paraprijnë sfida të reja me çka plotësisht do të rritet intensiteti i përdorimit të shërbimeve të tyre shëndetësore por edhe deri te Burn out sindromi te ato – sigurim dhe mbajtje të pajisjes mbrojtëse personale, ndjekje e pacientëve të cilët mposhtën Kovid-19, dhe zbulimin e hershëm të pasojave të mundshme nga ai, skrining dhe diagnozë të hershme të sëmundjeve jongjitëse, kujdes për pacientët me sëmundje jongjitëse kronike, zgjidhje e problemeve të shëndetit mental, dhunë familjare, vendosje e modelit të ri të mbrojtjes primare, zbatim i udhëzimeve për sëmundjet më të shpeshta kronike jongjitëse.
Nga Shoqata pohojnë se mjekët amë janë haruar nga institucionet dhe janë vënë në pozitë të pabarabartë duke potencuar se janë institucione private shëndetësore dhe se duhet vetë të sigurojnë mjete për punë.
Ata kërkojnë pako të masave ekonomike për mbështetje të mjekëve amë, realizim të rritjes së premtuar të pikëve për kapitacion 90 denarë. Më tutje citojnë se plotësisht duhet të merret parasysh fakti se kapitacionet për pagesë në muajt e ardhshëm do të zvogëlohen për shkak të numrit të rritur të largimeve nga puna që vijuan në sektorin privat.
Shtojnë se mjekët amë duhet të përfshihen në sjelljen e vendimeve për ballafaqim me pandeminë, që të mund të sigurohet sistem i fuqishëm i kujdesit shëndetësor primar i cili është nga vlera thelbësore për sigurim të kujdesit cilësor të lartë dhe zbatimit të motos së OBSH-së “Shëndet për të gjithë”.