Mjekët amë, gjinekologët dhe stomatologët do të marrin më shumë para nga FSSH!


Rritet kapitacioni për mjekët amë të përgjithshëm, gjinekologë dhe stomatologë!

Drejtori i Fondi për Sigurim Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut Faton Ahmeti në mbledhjen e fundit të Bordit Drejtues, miratoi Vendim me të cilin nga 01.01.2023 do të rritë vlerën e kapitacionit për mjekët e zgjedhur në mjekësi të përgjithshme dhe gjinekologji nga 63 denarë në 75 denarë. Për stomatologët e zgjedhur, kapitacioni rritet nga 48 denarë në 61 denarë, për person të siguruar.