“Mjaft pive kaq shumë kafe”, këto janë shenjat që jep trupi kur po e teproni

Sipas Fondacionit të Alkoolit dhe Barnave në SHBA, “kafeina është një ilaç stimulues, që do të thotë se shpejton mesazhet që kalojnë midis trurit dhe trupit”. Funksionon duke rritur prodhimin e energjisë në sistemin nervor qendror, në muskuj dhe, në përgjithësi, rrit shpejtësinë metabolike.

Me moderim, mund të ndihmojë në rritjen e humorit dhe performancës mendore dhe fizike, shpjegon Erika Schwartz, mjeke. Kafeina gjendet më së shpeshti në “kafe, çaj të zi, pije energjike dhe madje edhe çokollatë”.
Deri në 400 miligramë kafeinë në ditë konsiderohet e sigurt për shumicën e të rriturve, sipas Dr. Schëartz, por ndjeshmëria e secilit person ndaj substancës ndryshon dhe trupi juaj do t’ju paralajmërojë me shenja kur ta teproni. Ja disa prej tyre:

1.Rritja e ankthit
“Kur konsumoni shumë kafeinë, presioni juaj i gjakut rritet”, thotë dr. Schëartz. Kjo mund të shkaktojë ndjenja ankthi, nervozizmi, shqetësime dhe një rrahje më të shpejtë të zemrës. Për shkak se kafeina shpejton sistemin tuaj nervor qendror, ajo mund të shkaktojë një çlirim të rritur të adrenalinës që mund t’ju bëjë të dridheni, ndjeni lodhje etj.

2.Probleme me gjumin
Për shkak të ndikimit të saj në sistemin nervor qendror, kafeina mund t’ju krijojë vështirësi gjatë gjumit. Meqenëse duhen mesatarisht pesë deri në gjashtë orë që gjysma e kafeinës që konsumoni të eleminohet nga trupi juaj dhe rreth një ditë që ajo të pastrojë plotësisht sistemin tuaj, është më mirë të konsumoni një sasi të moderuar kafeine sa më herët gjatë ditës, që “nata të jetë e qetë”.

3.Dhimbjet e stomakut
Shumë kafeinë mund të shkaktojë urth, të përziera, diarre etj.
4.Urinim i shpeshtë
Kafeina mund të veprojë si një diuretik i butë, që do të thotë se mund të shkaktojë dehidratim. Nëse jeni duke pirë një filxhan kafe, provoni të hani diçka të lehtë paraprakisht për të ngadalësuar lëvizjen e lëngut përmes trupit tuaj.

5.Dhimbje koke
Ndërsa konsumi i moderuar i kafeinës ndonjëherë mund të ndihmojë në lehtësimin e një dhimbjeje koke, shumë konsum i kafeinës mund të rezultojë në dhimbje koke të qëndrueshme gjatë gjithë ditës.