Në intervistën e gazetës evropiane “Politico Europe”, Kryetari i partisë “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis, thotë se për grekët marrëveshja është e papranueshme për shkak të pranimit të gjuhës dhe etnisë maqedonase, por nëse marrëveshja do të kalojë në Kuvend, “Demokracia e re” do ta pranojë.
Për Mitsotakis problemi më i madh i marrëveshjes në Prespë është se marrëveshja pranon gjuhën dhe etninë maqedonase.
“Gjithmonë kemi thënë se duam zgjidhje, por se duhet të respektohet ndjeshmëria e të dyja palëve”, thotë Mitsotakis, i cili shton se identiteti maqedonas është i pa pranueshëm për shumicën e qytetarëve grekë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk dua të paguaj çmimin e destabilizimit të shtetit tim për t’i stabilizuar fqinjët veriorë. Nuk mundemi të pranojmë gjuhën dhe etninë maqedonase”, thotë Kryetari i “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis.
“Nëse pranhet shteti Maqedonia Veriore, gjuhë, etni maqedonase, si i quani njerëzit që janë maqedonas por janë grekë? Çka do të ndodhë me qindra mijëra firmave që përdorin emrin “maqedonase”? Kjo është një çështje e madhe për kompanitë greke”, shton Mitsotakis.
Për në fund Mitsotakis druan nga destabilizimi i rajonit për shkak të pakicës maqedonase në Greqi, ai konsideron se kjo marrëveshje është thirrje për ndarje kah disa forcave të caktuara në atë pjesë të Greqisë.