Mitsotakis: Greqia ka ndaluar më shumë se 24 000 migrantë


Forcat greke të sigurimit kanë parandaluar më shumë se 24 000 hyrje të paligjshme migrantësh në kufi me Turqinë, duke mbrojtur kështu edhe kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Ky nuk është më problem i refugjatëve. Është një përpjekje e hapur e Turqisë për të promovuar axhendën e saj gjeopolitike dhe për të larguar vëmendjen nga situata e tmerrshme në Siri, duke përdorur njerëz të dëshpëruar”, theksoi Mitsotakis gjatë një vizite në kufi me zyrtarë të lartë të BE-së dhe duke shtuar se strategjia ka dështuar dhe do të vazhdojë të dështojë.

“Europa nuk do të shantazhohet nga Turqia për çështjen e refugjatëve. Jemi të gatshëm të mbështesim Turqinë në trajtimin e problemit të refugjatëve dhe të gjejmë një zgjidhje për problemin në Siri, por jo në këto rrethana”, deklaroi kryeministri.