Mitrevski: Deputetët e LSDM-së respektojnë protokollet kundër koronavirusit

Të gjithë deputetët nga grupi ynë parlamentar respektojnë protokollet e punës të përshkruara nga Komisioni për Shëndetësi, tha koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.
“Grupimet e vetme janë në seancat e trupave punues dhe seancat plenare, por edhe atje masat respektohen vazhdimisht në drejtim të matjes së temperaturës, mbajtjes së maskave, mbajtjes së distancës, dezinfektimit të sallave çdo dy orë”, tha Mitreski.

Ndërsa nëse një deputet duhet të shkojë në izolim, siç theksoi ai, institucionet kompetente vendosin sipas anketave të kryer me personin pozitiv për virusin.
“E njëjta gjë që vlen për të gjithë qytetarët, vlen edhe për deputetët”, shtoi Mitreski.