Mitreski: Vauçer prej 6.000 denarëve për 130.000 qytetarë

Turizmi është një nga degët më të prekura nga kriza e coronës dhe kjo është arsyeja pse paketa e tretë e masave ekonomike përfshin mbështetje për këtë degë të rëndësishme, tha Jovan Mitreski nga LSDM.

Për të inkurajuar konsumin e brendshëm dhe për të mbështetur sektorin vendas të turizmit dhe hotelierisë, është paraparë një masë për të gjithë qytetarët e punësuar që kanë të ardhura deri në 15.000 denarë në muaj ose sipas të dhënave nga Drejtoria për të Ardhura Publike në periudhën nga janari deri në prill 2020 nuk gjenerojnë të ardhura më të larta prej 60.000 denarë.

Kjo kategori qytetarësh do të marrë një vauçer prej 6.000 denarësh, të cilin ata do të mund ta përdorin në objektet turistike vendase, në periudhën nga 15 korriku deri më 15 dhjetor 2020.

Sipas procedurës për marrjen e një vauçeri, DAP ka dorëzuar të dhënat për qytetarët që plotësojnë kushtet për këtë masë, dhe më pas atyre u sigurohen një e-mail me një kupon me një kod në vlerë 6.000 denarë dhe udhëzime për përdorimin e tij”, tha Mitreski.

Ai shtoi se me këtë masë pritet të përfshihen mbi 130.000 qytetarë, ndërsa buxheti që disponon Ministria e Ekonomisë për të mbështetur turizmin është gjithsej 10 milion euro