Misteri i rritjes së numrit të viktimave, gabimi i mjekëve që futi në panik italianët


Mediat italiane kanë sqaruar rritjen e frikshme sot të viktimave në Itali, për shkak të koronavirusit.

Në një asrtikull, të publikuar, pak orë pas raportimit të shifrave ku u vunë re më shumë se 200 viktima se një ditë më parë, shpjegohet se e gjitha është një gabim.

“Në fakt, në 24 orët e fundit janë vetëm 192 viktima, por kësaj shifre i jashtë shtuar edhe 282 viktima të tjera, të cilët nuk kanë mundur të regjistrohen gjatë muajit prill,”- shkruan “La Reppubblica”,duke sqaruar më tej se gjëra të tilla mund të ndodhin, qoftë për shkak të gabimeve të mjekëve apo nxitimi në shifra.

Numri total i viktimave arrin në 28,710 persona, duke e bërë Italinë shtetin më të goditur nga pandemia pas SHBA-ve. Numri i infektimeve të reja është rritur me 1900 persona duke e çuar në 209,328 numrin total të të prekurve nga Covid-19.

79,914 është numri i personave të shëruar plotësisht, ndërsa 1,539 të tjerë ndodhen ende në gjendje kritike për jetën.